75 Mall Live Search
23:19 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ja pse Ancelotti është ”baba”, historia e Ligës së Kampionëve mban emrin e tij

Real Madridi ka fituar titullin e 15-të në histori të Ligës së Kampionëve.

Në finalen e madhe e cila u zhvillua në ”Wembley”, ”Los Blancos” shënuan fitore ndaj Borusia Dortmundit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Dani Carvajal dhe Vinicius JR, ishin golashenuesit e mbrëmjes së sotme.

Ashtu siç Reali mban rekordin e titujve të fituar si klub, Carlo Ancelotti është trajneri me më së shumti trofe të Champions League.

Tekniku italian, sonte fitoi titullin e pestë, dy me Milanin në vitet 2003 dhe 2007, kurse te Reali e fitoi në vitin 2014, 2022 dhe 2024.

Ai lë prapa Zinedine Zidane, Pep Guardiolan dhe Bob Paisley, me nga tre trofe të Ligës së Kampionëve të fituara si trajner./IndeksOnline/