11:26 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ja pse brushat e dhëmbëve për fëmijë kanë disa ngjyra, nuk bëhet fjalë për dekor! (Foto)

Duke iu falënderuar internetit, shumë njerëz kanë mësuar gjëra të reja të cilat nuk i kanë ditur më parë dhe të cilat u shpërbejnë në jetë.

Kështu edhe kur vjen fjala te gjërat të cilat e përmirësojnë shëndetin dhe jetën tonë, transmeton Indeksonline.

Së fundi, një nënë e quajtur Holly Been ka zbuluar një gjë që shumica e prindërve nuk e kanë ditur. Ka të bëjë me brushat e dhëmbëve për fëmijë dhe pjesët e brushës që janë të ngjyrosura me ngjyrë të bardh dhe pjesët me ngjyrën tjetër.

Holly ka zbuluar se pjesa e bardh e brushës, që zakonisht ka formë rrethore është për të vendosur pastën dhe vetëm në atë sasi sa madhësia e saj.

Shumë prindër janë shprehur të çuditur, duke thënë se një gjë të tillë nuk e kanë ditur më parë edhe pse kanë rritur fëmijë.

“I kam dy fëmijë dhe tre nipër e mbesa, nuk e kam ditur këtë” ishte shprehur një nënë.

Një tjetër kishte potencuar, se ka një djalë dhe një nip me të cilët merret çdo ditë por një gjë të tillë nuk e ka ditur.

Kjo është e arsyeja që brushat e dhëmbëve blihen duke u bazuar në moshën e fëmijëve./Indeksonline/