75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / MSH1

“Ja pse e prishëm koalicionin”, sqarohet LDK-ja në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës i është shkëputur koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Plakolli u shpreh se LDK-ja doli nga koalicioni për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare, shkruan IndeksOnline.

“Emërimi i drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as degën e saj në Mitrovicë”, u shpreh Plakolli.

Më herët, raportimeve për prishje të koalicionit iu reagoi edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, shkroi Peci.