18:53 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja pse femrat preferojnë meshkujt e fortë dhe jo “qullacët”

Nuk është thjesht mit që femrat tërhiqen më së shumti pas meshkujve me fizik të fortë, apo edhe siç i quajmë ndryshe “çunat e këqinj”. Sipas një studimi të fundit, ka rezultuar se janë 3 kritere të një mashkulli që i tërheq femrat menjëherë:

Forca fizike, gjatësia, dhe shkathtësia. Për femrat këto faktorë janë shumë të rëndësishëm në marrëdhënie me një mashkull.

150 femrave iu shfaqën fotografi të ndryshme meshkujsh, ku pjesa më e madhe e tyre kishin tendencën të zgjidhnin meshkuj që dukeshin të fortë fizikisht, kundrejt atyre që kishin një pamje më të ëmbël. Një prej arsyeve pse femrat tërhiqen kaq shumë prej meshkujve potent, ka të bëjë me faktin se ndihen të sigurta dhe të mbrojtura.

Gjatësia nga ana tjetër ishte një kriter shumë i kërkuar nga femrat, ku meshkujt e shkurtër ishin më pak të preferuar. Epo tani që e dini se çfarë duan femrat,mund të jeni më të qartë nëse nuk ju ecën me to.