19:43 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Ja pse grinden prindërit e rinj

Të jesh prind është ndjenja më e bukur që mund të përjetosh në jetë. Por është edhe periudha ku ke përgjegjësitë më të mëdha, lodhje she stres të vazhdueshëm.

Studimet kanë treguar se shumica e prindërve të rinj përballen me shumë stres gjatë ardhjes në jetë të fëmijës së parë gjë që çon në konflikte të ndryshme në çift.

Ja 4 gjërat për të cilat ato debatojnë më shpesh.

Mungesa e kohës në çift. Puna e lodhshme, orët e shpenzuar për kujdesin e fëmijës dhe nëntë pa gjumë bëjnë që koha e kaluar në çift thuajse të zhduket plotësisht.

Jeta shoqërore. Pasi të bëheni prind, do ta kuptoni se nuk ka kohë për jetën tuaj shoqërore. Ju do të reduktoni çdo dalje dhe aktivitete jashtë shtëpisë me miqtë dhe kjo mund t’ju mërzisë shumë.

Ndiheni sikur partneri nuk i intereson as fëmija dhe as ju. Nënat mund të bëhen tepër të ndjeshme gjatë ditëve fillestare të amësisë. Ato shqetësohen më shumë seç duhet dhe mendimet racionale të partnerit t’ju duken të bezdisshme.

Kush do të ndërrojë pelenat. Kjo është një luftë mes dy prindërve, sidomos gjatë orëve të natës.