75 Mall Live Search
21:27 / E Premte, 30 Qershor 2023 / MSH

Ja pse Instagram ka hequr funksionin ‘Following’ nga aplikacioni

Rrjeti i njohur social, Instagram ka hequr funksionin ‘Following’, duke pretenduar që po i bënte përdoruesit paranojak dhe depresiv.

Ky tipar i lejonte përdoruesit të shohin pëlqimet dhe komentet e të gjithë ndjekësve, që bënin në fotografi dhe videot e të tjerëve.

Kjo karakteristikë u lansua në vitin 2011, si një nënkategori nën menunë “Si”, ikona në formë zemre në fund të ekranit kur hapni aplikacionin.

Shumë përdorues as nuk e dinin se ekzistonte funksioni, por për ata që e bënë atë ndonjëherë mund të shkaktonte depresion, pasi që miqtë e tyre pëlqenin postimet e të tjerëve.

Sipas shefit të produktit në Instagram, Vishal Shah, ‘thjeshtësia’ ishte faktori përcaktues.

“Njerëzit jo gjithmonë e dinin se aktiviteti i tyre është në sipërfaqe,” i tha ai Buzzfeed.

Ndryshimi ka ndodhur në kohën kur rrjetet e tjera të mediave sociale kanë filluar të fshehin disa të dhëna në lidhje me angazhimin nga përdoruesit e saj.