15:21 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / k.v

Ja pse ju duhet të gatuani në enët prej porcelani

Llojet e enëve që keni në dollapët e kuzhinës tuaj flasin shumë për shëndetin tuaj. Idealisht, veglat tuaja të gatimit duhet të jenë nga një substancë inerte që nuk çahet, zhvishet, plasaritet ose shpërndahet.

Të gjitha këto veti i ka porcelani i cili është i qëndrueshëm dhe është i vetmi i cili garanton se ushqimet që i konsumoni nga gatimi në këto enë janë të sigurta për shëndetin e përgjithshëm, transmeton Indeksonline.

Përfitimet e gatimit në enët prej porcelani

Porcelani është bërë nga forma më e pastër e baltës e quajtur kaolinë. Balta, duke qenë alkaline në natyrë ndihmon në neutralizimin e bilancit të pH të ushqimit duke bashkëvepruar me acidin e pranishëm në ushqim. 

Tenxheret nga balta janë të mira për gatim të ngadaltë, pasi natyra e tyre poroze lejon që lagështia dhe nxehtësia të qarkullojnë lehtësisht përmes tyre./Indeksonline/