22:52 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ja pse meshkujt e lidhur i tërheqin më shumë femrat

Nuk është risi që meshkujt që janë të lidhur me dikë, i tërheqin më shumë vajzat e reja që janë beqare.

Për këtë, ekspertët kanë listuar disa arsye pse ndodh një gjë e tillë, që ta keni parasysh.

  1. Çfarë ka ky mashkull të veçantë përderisa ajo qëndron me të?

Kurioziteti i bën femrat që të shikojnë një mashkull që ka në krah një partnere. Fakti që njëra e ka atë, do të thotë se ka diçka që e bën tërheqës. Po çfarë?

  1. Femra që ka në krah nuk është më e mirë se unë

Edhe pse tingëllon shumë keq, kjo është e vërtetë. Sipas intv.al femrat janë egoiste dhe “naive” për guximin që kanë për të flirtuar me një mashkull i cili është i një femre tjetër.

  1. Ai rri kot me atë

Ndoshta një çift nuk jep shfaqje dashurie në publik, por kjo nuk do të thotë se nuk e dashuron femrën që ka. Konkurenca, e bën këtë femrën tjetër që është vetëm, të mendojë se ai në fakt po e gjuan dhe nuk e ka mendjen te partnerja e vet. Sa ëndërrimtare!