Ja pse Messi e meritoi çmimin lojtari më i mirë në botë nga FIFA
Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë për sezonin 2018/19.
Ylli i Barcelonës fitoi këtë çmim të ndarë nga FIFA në një gala mbrëmje që u zhvillua mbrëmë në qytetin e Milanos në Itali.
Argjentinasi në këtë garë mposhti rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon dhe mbrojtësin e Liverpoolit Virgil van Dijk.

Jo të paktë kanë qenë zërat që Messi nuk e meritoi epitetin e më të mirit, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, statistikat tregojnë se 32 vjeçari ishte i frikshëm në sezonin e kaluar dhe e vetmja e metë ishte që nuk arriti të triumfoj në Ligën e Kampionëve.
Messi realizoi gjithsej 51 gola në të gjitha kompeticionet, duke fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.
Ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në gjysmëfinale ishte pika më e dobët e tij, ku pas një fitore 3-0 në Spanjë, u mposhtën 4-0 në Angli.
Më poshtë janë të gjitha golat e Messit në sezonin e fundit. /IndeksOnline/