75 Mall Live Search
23:10 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / FR

“Ja pse nuk mora pjesë fizikisht sot në Samitin e Tiranës”, sqarohet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka sqaruar se perse nuk ka marur pjesë fizikisht sot ne Samitin e Tiranës.

Kurti u shprehë se për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të merrte pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë që u mbajte në Tiranë.

Ndërsa ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.

Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/