18:18 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja pse presioni vaginal gjatë shtatzanisë është krejtësisht normal

Kur foshnja juaj është në rritje, vëllimi i rritur i gjakut shkakton presion vaginal.

Disa gra raportojnë se kanë presion vaginal edhe në tremujorin e parë dhe të dytë.

Arsyeja e saktë për presionin vaginal ose legen mund të jetë e ndërlikuar për tu diagnostifikuar. Por sigurohuni, është shumë normale.

Të kuptuarit saktësisht se çfarë po shkakton atë ndjenjë të pakëndshme nuk është gjithmonë e lehtë. Por, nëse po përjetoni presion në tremujorin e dytë dhe të tretë, foshnja juaj në rritje është një fajtor i mundshëm.

Ndërsa foshnja juaj rritet dhe bëhet më e rëndë, ajo bën presion në rritje të muskujve në lefenin tuaj. Këta muskuj ofrojnë mbështetje për mitrën, zorrët, fshikëzën dhe rektumin.