75 Mall Live Search
20:26 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

“Ja pse Ruzhdia po fiton në Junik”, Zemaj paralajmëron suksesin e LDK-së në këtë komunë

Armend Zemaj ka paralajmëruar suksesin e LDK-së në Komunën e Junikut, me kandidat Ruzhdi Shehun.

Gjatë një vizite atje, me mbështetjen e rinisë, Zemaj tha se pikërisht me rini mund të bësh gjëra të mëdha, andaj edhe Ruzhdia po fiton në Junik.

Kurse, Ruzhdi Shehu u shpreh se sukseset e të rejave dhe të rinjëve të Junikut, na bëjnë krenar çdo ditë.

“Rinia e Junikut është e ardhmja e Junikut dhe potenciali më i madh që kemi. Sukseset e të rejave dhe të rinjëve të Junikut, na bëjnë krenar çdo ditë. Për 12 vite rresht, ky potencial është harruar dhe neglizhuar. Prandaj edhe rinia e Junikut është bashkangjitur me karvanin e fitores. Sot kisha një takim me disa të reja dhe të rinj të Junikut. Të gjithë së bashku u dakorduam se me 17 tetor 2021, do të festojmë fitoren tonë madhështore. Ndërsa me 18 tetor 2021, ndryshimi në Junik do të filloj pikërisht me rininë e Junikut duke u dhënë atyre hapësirën e merituar në pozita udhëheqëse, duke hapur vende të reja të punës, duke i përkrahur me grante dhe subvencione, duke i bërë pjesë të vendimmarrjes dhe lidershipit sikurse që e meritojnë”, tha ai.