11:46 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Ja pse vdiq vullnetari, që mori vaksinën kundër Covidit-19

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen që ngriti më shumë ankthin në botë, ku një vullnetar në Brazil humbi jetën pasi i ishte nënshtruar vaksinës së koronavirusit.

Sipas raportimeve, doktori brazilian që vdiq me Covid-19, pasi i ishte bashkuar vullnetarisht testimit të vaksinës së Astra Zeneca dhe Universitetit të Oksfordit, nuk ishte pjesë e grupit eksperimental që mori vaksinën.

Doktori 28-vjeçari, João Pedro R., Feitosa raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve nga virusi, më 15 tetor.

Gazeta “Globo” dhe agjencia Bloomberg shtojnë se ai ishte në grupin e kontrollit dhe mori një placebo në vend të vaksinës që po testohet. Që prej marsit, ai trajtonte pacientët me koronavirusin në dy spitale të Rios.

Universiteti i Oksfordit reagoi, menjëherë, pas këtij rasti, duke thënë se testimet do të vazhdojë edhe pas vdekjes së vullnetarit, duke shtuar se një hetim i pavarur nuk kishte zbuluar ndonjë gjë shqetësim për sigurinë.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të kësaj çështjeje në Brazil, nuk ka pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e provës klinike dhe hetimi i pavarur, përveç rregullatorit brazilian kanë rekomanduar që testimi të vazhdojë”, thuhet në komunikatë.