Ja reagimi i trajnerëve të Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë pasi u vendosën në grupin e njëjtë
Është hedhur shorti për finalet e Kupës së Evropës që do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme në një edicion special në 12 vende të kontinentit të vjetër.
Grupi F do të jetë grupi më i fortë i këtij kompeticioni, shkruan Indeksonline.
Franca, Gjermania, Portugalia dhe fituesi I Grupit A të Play-offit do të jenë në një grup.
Këtu do të luajnë tre fituesit e këtij Kupës Europiane ndër vite.
Të tri kombëtaret do të shpresonin të fitonin grupin e tyre, megjithatë, dhe tani e dinë që do të jetë tepër e vështirë.
Kjo është diçka që madje mund të shihni në fytyrat e menaxherëve përkatës menjëherë pasi Phillip Lahm nxori emrin e Portugalisë nga vazoja.
Thjesht shikoni fytyrat në Fernando Santos, Didier Deschamps dhe Joachim Low./Indeksonline/