14:14 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja sa delegatë po mungojnë në Mbledhjen e Këshillit të “Vetëvendosjes”

Mbledhja e 31-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje” po vazhdon në dyer të mbyllura. Në këtë mbledhje po mungojnë disa prej deputetëve të kësaj partie.

‘Indeksonline’ mëson se nga gjithsejt 208 delegatë sa i ka ky Këshill. Të pranishëm që po marrin pjesë tani janë 133 delegatë.

Me këtë rast, kësaj mbledhje po i mungojnë 75 të tjerë. Por, kjo nuk pengon që mbledhja të ndërpritet pasi që ka kourum dhe e njëjta po organizohet sipas planit të caktuar.

Ndryshe, Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Kollqaku  theksoi më parë se kjo mbledhje është e zakonshme dhe e rregullt, e cila sipas saj, është e paraparë me status./Indeksonline/