Ja sa e ka zbukuruar shtatzania gruan e Milot Rashicës
Gruaja e futbollistit të njohur nga Kosova, Milot Rashica, Belkizi, është mjaft aktive dhe e ndjekur nëpër rrjetet sociale.
Me paraqitjet e saj ajo vazhdimisht merr vëmendjen e fansave që e ndjekin atë hap pas hapi, shkruan Indeksonline.
Para pak kohe, nëpër mediat rozë, është raportuar se ajo është shtatzënë, e që po presin që me Milotin të bëhen prindër për herë të parë.

Kujtojmë që Miloti është një nga futbollistët më në formë të Kosovës, i cili me paraqitjet e tij në skuadrën gjermane Werder Bremen, ka marrë vëmendjen e ekipeve më të mëdha në botë. /Indeksonline/
