75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Ja sa gjatë do të mungoj Karim Benzema

Real Madridi ka konfirmuar se Karim Benzema ka pësuar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë.

Francezi u lëndua në ndeshjen kundër Real Betisit dhe kështu u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë, shkruan indeksonline.

“Pas testeve të kryera në lojtarin tonë Karim Benzema nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me frakturë në gishtin e pestë të dorës së djathtë. Situata e lojtarit do të vazhdojë të monitorohet” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit mbretëror.

Pra, klubi i Real Madridit nuk ka treguar se sa do të mungojë saktë 31-vjeçari.

Benzmea i shtohet listës së lojtarëve të lënduar së bashku me Thibaut Courtois, Gareth Bale, Marco Asensio, Marcos Llorente dhe Toni Kroos./Indeksonline/