08:23 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017

Ja sa ka fituar Shqipëria nga turizmi sivjet

Ashtu si tashme çdo mëngjes, edhe sot, kryeministri Rama ka bere përshëndetjen dhe urimin për një dite te mbare për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Bashkë me urimin, Rama ka ndarë edhe sot një tjetër lajm të mire për vendin, teksa nxjerr shifrat e të ardhurave nga vizitorët e huaj në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se të ardhurat nga vizitorët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri për 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rritur me 149 milionë Euro apo me 12,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe me 550 milionë Euro apo me 72,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama.