75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Ja sa kosovarë jetojnë në Zvicër

Në Zvicër jetojnë 2.1 milionë persona të huaj, duke u ndarë në 122 grupe të mëdha të ndryshme.

Me një popullsi të përgjithshme prej 8.526 milionë banorë, kjo përbën 25% të të huajve.

Në bazë të këtyre të dhënëve, Zvicra është me të vërtetë një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm.

Shumica e të huajve në Zvicër (85.9%) janë nga Evropa, pastaj janë nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania.

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia, përcjell albinfo.ch.

Pra, në bazë të raportit, shtetasit nga Kosova renditen në vendin e pestë me 113 380 banorë.

Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916, derisa Shqipëria është e 70-ta në këtë listë.

Maqedonia është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin.