00:23 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ja sa kushtoi tenderi për sigurmin e ndërtesave qeveritare nga dëmet

Ministria e Administrates Publike ka nënshkruar kontraten e radhës që ka të bëjë me sigurimin e ndërtesave qeveritare nga dëmet.

Ani pse vlera e parashikuar e saj ka qenë 70 mijë euro, ajo është kurorëzuar për shumën prej 53.957,25 eurosh, shkruan Indeksonline

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 12 muaj.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A.- DEGA KOSOVË”. /Indeksonline/