75 Mall Live Search
00:16 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ja sa kushtojnë shërbimet e pastrimit të rrobave për nevoja të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes gjatë ditës së martë ka arritur të finalizojë kontraten më të re për këtë vit.

Këtë herë, kjo ministri ka nënshkruar marrëveshje me një operator ekonomik i cili do të merret me shërbimet e pastrimit të rrobave për nevoja të FSK-së.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratë thotë: AK, MM-s ka për qellim lidhjen e një kontrate kornizë 36 muajsh , me një OE qe do te ketë kapacitet te kryej shërbimet e pastrimit te mbulesave dhe rrobave ( mbulesa shtrati,mbulesa jastëku,jastëk,batanije,thes i fjetjes,jelek taktik,rroba të zjarrfikjes, rroba të zhytjes, uniforma solemne dhe të punës,rroba për mekanik, etj…) për Forcen e Siguris se Kosoves”, transmeton Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë  200.000,00 euro, derisa e njëjta është kurorëzuar për shumen prej 159.724,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “iA.L. DUSHI”, SH.P.K. /indeksonline/