21:20 / E Martë, 04 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ja sa kushton modeli i ri i E-Class

Gjigandi i veturave Mercedes Benz, tashmë e ka bërë të ditur se sa do ta kushtojë seria e re e E-Classes (All-Terrain).

Kjo seri do të ketë një çmim prej 75 mijë e 850 dollarësh apo (afro 70 mijë euro).

Si thuajse gati çdo veturë luksoze, ky model ka një listë shtesë opsionale dhe paketa të ndryshme.

All-Terrain vjen me 10 opsione të ndryshme ngjyrash, me dy të bardha metalike dhe një të hirtë.

Brenda, ofrohen opsione të ndryshme si ngrohjen e ulëseve, sistemin e pastrimit dhe aromës dhe ekranin digjital.

E-Class All-Terrain, fuqizohet nga motori hibrid 3.0 litërsh me turbocharged dhe një transmision automatik me nëntë shpejtësi, nga të cilat prodhohen 375 kuaj fuqi.