Ja sa marka në vit ka eksportuar Bosnjë e Hercegovina në Kosovë para taksës, prodhime të qumështit

Nënkryetari i Odës për Tregti të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Vjekosllav Vukoviq, ka thënë se Bosnjë e Hercegovina i ka humbur pozicionet e veta në tregun e Kosovës dhe ato tani i kanë zënë të tjerët. Republika Serbe: Para taksës kemi krijuar suficit prej mbi 30 milionë markash në Kosovë e që është partner i rëndësishëm për ne, shkruan Zëri.
Tani kur është paralajmëruar heqja e taksës 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës janë shtuar apetitet e prodhuesve të Bosnjë e Hercegovinës e posaçërisht të Republikës Serbe që të kthehen në tregun e Kosovës, nga i cili kanë përfituar mjete të mëdha nga shitja e produkteve të tyre para se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ta vendoste taksën prej 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.