Ja sa miliona do të kushtojë ndërtimi i Tregut të qytetit, në Prishtinë

Tashmë Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin për ndërtimin e Tregut të ri të qytetit, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Tregu i ri i qytetit tashmë është në prokurim. Tenderi është i hapur deri më 10 shkurt dhe pas fazës së ankesave mund të nisë ndërtimi”, ka shkruar ai.

Në bazë të kontratës, Komuna e Prishtinës për ndërtimin ka paraparë të alokojë hiç më pak se 5 milionë e 524 mijë euro, shkruan IndeksOnline.


Tenderi është i hapur deri më 10 shkurt ora 14:00./IndeksOnline/

