Ja sa milionë euro dëme shkaktoi stuhia në Ulqin
Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin ku u takua me Kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Nrekiq foli për dëmet e mëdha që shkaktoi moti i ligë dhe masat që kanë ndërmarrë shërbimet për normalizimin e situatës.
Ai tha se dëmet llogariten mbi 1 milion e 245 mijë euro dhe se komuna është duke u angazhuar në çdo drejtim që pasojat mos të ndien për shkak të rrjedhës së sezonit turistik.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/07/deti-ulqin.jpeg)
Ministrja Vuçinoviq tha se është duke ndjekur situatën e krijuar dhe se Qeveria do t’i akordojë komunës një ndihmë urgjente dhe se llogarit që përkrahja nuk do të mungojë.
Ministrja në shoqërinë e udhëheqësve komunal vizituan disa nga zonat më të prekura nga moti i ligë, pasojat e të cilit janë drejtë eliminimit.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/07/66278637_10157369750619634_7069619347215351808_n-540x360.jpg)