19:44 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ja sa minuta duhet të ushtroni çdo javë për të shtuar 10 vjet të jetës suaj

Nuk ka ende një pilulë magjike për pavdekësinë, por nuk është sekret se një dietë e mirë dhe stërvitje e rregullt mund të ndihmojë në shërimin e sëmundjeve sidomos në moshën e vjetër.

Në një përpjekje për të deshifruar saktësisht se sa vite shtesë marrin të gjithë ata që ndjekin një dietë strikte, Instituti Westmead për Kërkime Mjekësore intervistoi 1 mijë e 500 të rritur Australian  mbi 50 vjet dhe i ndoqi ata për një dekadë.

Rezultatet gjetën se ata që ishin të etur për palestër që kanë bërë rreth 600 minuta stërvitje mesatarisht në javë- kishin dy erë më shumë gjasa për të shmangur goditjet në tru, sëmundjet e zemrës, anginën, kancerin dhe diabetin, transmeton Indeksonline.

Profesori Bamini Gopinath, nga Universiteti i Sidneit tha se nivele të larta të aktivitetit fizik rrisin gjasat për zgjatjen e jetës për 10 vjet të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që çdo individ të bëjë aktivitete fizike në javë për minimum 60 minuta./Indeksonline/