10:03 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Ja sa minuta ecje duhet t’i bëni në ditë, për ta humbur 1kg në javë

Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për ta arritur pamjen që duan. Por kjo nuk vlenë vetëm për femrat, pasi që kujdes ndaj pamjes çdo ditë e më shumë po i kushtojnë edhe meshkujt.

Përveç stilit të jetesës e regjimit ushqimor, gjenet janë ato që përcaktojnë format e konstruktin e çdo njeriu.

Para se t’i eleminoni ushqimet filloni aktivitetin fizik, pasi kjo është mënyra e vetme për të rënë në peshë gradualisht dhe shëndetshëm, pa rrezikur që kilet t’ju rikthen sërish.

Sa kilometra duhet të ecni në mënyrë që të bini në peshë?

-1 oë ecje me hapa normal djeg rreth 400 kalori.

-Nevojiten 2,000 hapa për të djegur 100 kalori.

-Për të humbur 1 kilogramë ju duhet të digjni 3500 kalori.

Mënyra më e shëndetshme për të humbur peshë është humbja e një kilogrami në një javë.

Për të arritur këtë ju duhet të ecni 8 kilometra, ose të digjni 500 kalori çdo ditë.