75 Mall Live Search
16:27 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / C E

Ja sa ndeshje do të humb Sergio Busquets pas lëndimit që pësoi

Sergio Busquets pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Spanjës dhe Zvicrës.

Mesfushori i Barcelonës do të mbetet jashtë fushave për të paktën tri javë, shkruan Indeksonline.

Në këto rrethana, Busquets do të humb katër ndeshje me Barcelonën, dy në ligë dhe dy të tjera në Evropë.

Në La Liga ai do të humbas derbin ndaj Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” me 21 nëntor dhe ndeshjen me Osasunan në “Camp Nou” me 29 nëntor derisa pritet të jetë gati për ndeshjen me Cardiz me 5 dhjetor.

Në Ligën e Kampionëve, Busquets do të humbas ndeshjen me Dinamo Kiev me 24 nëntor dhe Ferencvaros me 2 dhjetor. Ai pritet të luaj ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Juventus me 8 dhjetor. /IndeksOnline/