75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / L A

Ja sa ndeshje do të mungojë Huijsen në La Liga

Dean Huijsen së fundi u përjashtua me të kuq në La Liga.

Ai u suspendua në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, në San Sebastian pas një ndërhyerje të dyshimtë ndaj lojtarit kundërshtar, Mikel Oyarzabal.

Për Huijsenin, ishte suspendimi i parë me fanellën e “Galaktikëve”.

Mbrojtësi holandezo-spanjoll, do të mungojë vetëm një ndeshje atë ndaj Espanyolit, këtë të shtunë./IndeksOnline/