21:40 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja sa paguhen gjyqtarët e Superligës

Gjyqtarët e IPKO Superligës së Kosovës në futboll kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, qoftë për shkak të sulmit që iu bë Meriton Berishës në Gjilan, qoftë për kritikat nga zyrtarët e disa skuadrave.

Pa dyshim që ata kanë shumë përgjegjësi, madje siç u vërtetua së fundi shpesh herë janë edhe të rrezikuar.

Përgjigjen në këtë pyetje e ka dhënë në emisionin Favorit në T7, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.

“Gjyqtari kryesor paguhet 200 euro, ndërsa asistentët nga 150 euro për ndeshje”, ka bërë të ditur Hasani. “Kjo nuk është shumë e madhe, sepse në regjion gjyqtarët paguhen më shumë”, ka shtuar kreu i Komisionit të Gjyqtarëve”.