75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 26 Korrik 2022 / C E

Ja sa para do të përfitoj Ballkani nëse kalon në rundin tjetër

Ballkani sot luan ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita në ndeshjen e rundit të dytë të Ligës së Kombeve.

Pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës duket se e kanë të sigurt kalimin në rundin tjetër, shkruan Indeksonline.

Ballkani do të përfitoj 350 mijë euro nga UEFA në rast kalimi nga ky rund.

Kjo do të ishte një ndihmë dhe motiv shtesë për klubin dhe lojtarët për të vazhduar tutje.

Përveç Ballkanit edhe Drita ka të njëjtën mundësi, por gjilanasit kanë punë me një kundërshtar pak më të fortë. /IndeksOnline/