Ja sa para fitoi Ballkani pas fitores me Dinamo Zagrebin

Ballkani ka shënuar një fitore të rëndësishme në fazën e grupeve të Conference League.
Kampioni i Kosovës mposhti në stadiumin ”Fadil Vokrri”, skuadrën e Dinamo Zagrebit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi ishin golashenues për skuadrën suharekase.
Pos fitore, Ballkani sonte ka marrë edhe 500.000 euro nga UEFA./IndeksOnline/