MSH furnizohet me ventilator për mbrojtje nga Covid19, kaq para i kushtoi tenderi!

Ministria e Shëndetësisë përgjatë këtyrë ditëve ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë që lidhet me pandeminë covid19.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga ministri në detyrë Arben Vitia, ka nënshkruar kontratë për një ri-tender për “Furnizim Emergjent me aparatura medicionale- Ventilator për mbrojtje nga corona-Virusi”.

Furnizimi me respirator nuk është se i ka kushtuar edhe pak Ministrisë së Shëndetësisë.

Fillimisht për tenderin në fjalë janë ndarë 1.450.000,00 euro, derisa vlera e kontratës së nënshkruar është 749.000,00 euro, shkruan Indeksonline.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Interlab” Sh.P.K.
Tutje, në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet: Ky aktivitet i prokurimit mundëson furnizim Emergjent me aparatura medicionale -Ventilator (respiratore) për mbrojtje nga Corona-Virusi.
Kujtojmë faktin se deri më tani në vendin tonë me covid19 janë infektuar 806 persona, 271 janë shëruar derisa 22 kanë vdekur. /Indeksonline/