75 Mall Live Search
20:24 / E Diele, 23 Gusht 2020 / C E

Ja sa para ka fituar Prishtina nga UEFA deri më tani

Komisioni Disiplinor i UEFA-s gjatë ditëve të ardhshme do të marrë vendimin për fatin e ndeshjes Lincoln – Prishtina në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës, e cila u pezullua dy herë në Gjibraltar. 

Në tryezën e vendimit peshojnë 240 mijë euro për skuadrën që do të kualifikohet, që e bën verdiktin për fatin e ndeshjes edhe më të rëndë.

Mirëpo, me sa para do të përshëndetet Prishtina nga garat evropiane, nëse do ta humb në tavolinë këtë duel?

Klubi prishtinas deri më tani i ka siguruar 220 mijë euro.

Këtë shumë e ka siguruar falë kualifikimit në këtë fazë, që e arriti përmes triumfit në Kupën e Kosovës.

Të gjithë janë në pritje të vendimit zyrtar.