Sa para kërkon të përfitojë Barcelona, nga shitja e Coutinhos?

Barcelona supozon se as Bayern Munichu e as ndonjë ekip tjetër s’do të paguanin 120 milionë euro për Philippe Coutinhon.
Por ekipi blaugran e ka gjetur një shumë që do t’ishte perfekte, transmeton Indeksonline.
Rreth 80-90 milionë euro, ekipi spanjoll e konsideron një shitje të shkëlqyeshme, që do ta pranonte me sy mbyllur.
Nga ana tjetër, nuk përjashtohet një rikthim i brazilianit në “Anfield Road”./Indeksonline/