21:44 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Ja sa para përfituan klubet e Superligës nga Ligji i Sponzorizimit

Tash e disa vite klubet kosovare kanë të hyra nga Ligji i Sponzorizimit, i cili u mirata në Kuvendin e Kosovës.

Të ardhurat nga ky ligj kapin shifrën e miliona eurove, shkruan IndeksOnline.

Nga klubet e Superligës së Kosovës në futboll, më së shumti ka përfituar skuadra e Ballkanit.

Klubi nga Suhareka ka pasur të hyra prej 1 milionë euro.

Në vendin e dytë ndodhet skuadra e Prishtinës me 781.000 euro.

Më poshtë janë shumat që kanë përfituar të gjitha skuadrat e Superligës së Kosovës nga Ligji i Sponzorizimit.

Ballkani – 1,000,185

Prishtina – 781,300 euro

Drita – 627,000

Gjilani – 216, 300

Llapi – 82,000

Malisheva – 217,600

Dukagjini – 112,000

Feronikeli 74 – 225,000

Liria – 70,000

/IndeksOnline/