75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / OSH

Ja sa persona u arrestuan në Karaqevë dhe çka u konfiskua

Sot në Karaqevë është zhvilluar një aksion policor kundër kazinove.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për IndeksOnline bëri të ditur se nga ky aksion janë arrestuar dy persona.

Kurse, disa të tjerë janë në kërkim, të cilët janë të identifikuar nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, sot janë rrënuar tri objekte.

“Dy persona janë arrestuar në Karaqevë, tri objekte janë rrënuar dhe disa persona janë në kërkim. Personat në kërkim janë të identifikuar nga Policia”, tha ai për IndeksOnline.

Gjatë aksionit është bërë konfiskimi i një numri të konsiderueshëm të aparateve të lojërave të fatit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga ky aksion të cilin e ka quajtur të suksesshëm, teksa ka thënë se sot është goditur rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë.

“Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla./IndeksOnline/