75 Mall Live Search
15:38 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / LB

Ja sa qytetarë janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 407 mijë e 966 doza të vaksinës.

“Deri më sot 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.