Ja sa u kushtojnë minatorëve të “Trepçës”, shujtat për dy muaj!
Me shujta do të furnizohen punëtorët e Minierës në Stanterg dhe të Flotacionit në Tunelin e Parë.
Kjo është bërë e ditur nga ana e prokurimit, për kontratën e finalizuar nga “Trepça”.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 60.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 67.820,50 euro.

Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës është bërë vetëm për 2 muaj.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik NNH,, Verona “./Indeksonline/
