Ja sa vota arriti t’i sigurojë Besa Shahini në Prishtinë (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të përditësojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.
Në Prishtinë janë numëruar gati 83% të votave, transmeton IndeksOnline.
I pari prin Përparim Rama i LDK-së me 28 mijë e 602 vota, apo 33,84 %.
Kandidati i LVV-së, Hahrulla Çeku ka fituar 27 mijë e 802 vota, apo 32,89%.
Bekë Berisha 2,622 vota apo 3.10 %, kurse e 5-ta në listë është Besa Shahini me 1 mijë e 268 vota apo 1,50%. /IndeksOnline/