75 Mall Live Search
22:53 / E Diele, 12 Tetor 2025 / H F

Ja sa vota ka siguruar deri më tani Uran Ismajli i PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të përditësojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në Prishtinë deri më tani janë numëruar rreth 75 % të votave, transmeton IndeksOnline.

Një diferencë e ngushtë është mes Përparim Ramës së LDK-së me 25 mijë e 591 vota dhe Hajrulla Çekut të LVV-së me 24 mijë e 877 vota.

I treti me vota deri më tani rezulton Uran Ismaili i PDK-së me 20 mijë e 866 vota./IndeksOnline/