Ja sa zëvendësues lejohen në Kupën e Botës dhe sa lojtarë mund t’i grumbullojë një kombëtare

Katar 2022 është gati të fillojë dhe të funksionojë ndërsa ekipet në mbarë globin kërkojnë të fitojnë lavdinë e Kupës së Botës.32 kombëtaret që garojnë kanë finalizuar skuadrat e tyre dhe kanë mundur të emërojnë më shumë lojtarë se kurrë më pare.
Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) miratoi përdorimin e pesë zëvendësuesve për Kupën e Botës në qershor.
Numri i zëvendësuesve të lejuar në stol është rritur gjithashtu nga 12 në 15 për Kupën e Botës.
Tradicionalisht, skuadrat në Kupën e Botës lejohen të zgjedhin 23 lojtarë, por me më shumë zëvendësues të lejuar në stol, ky numër është zgjeruar. Të gjitha kombëtaret që konkurrojnë mund të marrin 26 lojtarë në Katar.