Ja se si arritën të futen 30 mijë gjermanë “fshehurazi” në “Camp Nou”

Barcelona ka hapur një hetim të brendshëm për të zbuluar se si ishte e mundur që 30,000 tifozë të Eintracht Frankfurt të futeshin në Camp Nou.
Skuadra gjermane kishte në dispozicion vetëm 5000 bileta për ndeshjen e nesërme, por që në stadiumin e Barcelonës dukej atmosferë me aromë gjermane. Ka pasur disa faktorë për të cilat dyshohet se ka ardhur te mbushja e stadiumit me gjermanë.

Një prej tyre është prania e operatorëve turistikë. Kur skuadra katalonase hapi aplikimin online për bileta, nuk e bllokoi blerjen e tyre nga Gjermania. Ata e shfrytëzuan këtë mundësi dhe paguan biletat online.
Një nga mundësitë që shfrytëzuan tifozët gjermanë ishte edhe blerja e biletave nga tifozët spanjollë. Në xhirimet e shitjes së biletave janë parë gjermanët në prapavijë duke blerë biletat nga ata spanjollë.

Tifozët e Frankfurt u treguan të zgjuar duke shfrytëzuar edhe zonën turistike të stadiumit duke u shtirur si turistë dhe duke siguruar bileta në forma të ndryshme.
Tifozët gjermanë e bënë gjithçka me paramendim ngase ata u shpërndanë në të gjithë stadiumin për të mos u hetuar nga autoritetet vendase para fillimit të ndeshjes.

Laporta tha se ishte turpëruar nga ajo që pa, megjithëse si president mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë.
“Klubi do të marrë masa të tjera që kjo të mos përsëritet” ka thënë Laporta./Indeksonline/
