15:38 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ja se si do të duket gjenerata e re e ‘Apple Watch’

Kompania “Apple” gjatë muajit shtator do të lansoj gjeneratën e re të orëve të mençura. Por ende pa e publikuar kompania vetëm se kanë dalë pamjet e para të këtij produkti, transmeton Indeksonline.

Këto pamje të para i ka siguruar “9to5Mac”.  Nga pamjet e para shihet se kjo gjeneratë e re do të ketë ekran më të madh se gjenerata e kaluara.

Apple nuk ka thënë ende asnjë koment rreth këtyre pamjeve prandaj mbetën të pakonfirmuara. Produktet e reja “Apple” do ta lansohen me 12 shtator, deri atëherë mund të shohim ndonjë version të ri se si mund të duket gjenerata e re e  “Apple Watch”./Indeksonline/