75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja se si erdhi deri tek vrasja e Lulzim Spahiut nga polici

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar në vendin e ngjarjes.

Sipas inspektoriatit, bazuar në hetimet preliminare, dyshohet se personi i dyshuar V.H  pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt, pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës.

“Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator. Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta. Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /IndeksOnline/