75 Mall Live Search
14:39 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja se si po e përkujton Bryantin një çift, në Kaliforni

Mënyrat e tifozëve për ta përkujtuar të ndjerin Kobe Bryant kanë marrë shumë forma, por një çift në Kaliforni vendosi të krijonte një memorial që do të shikohej nga qielli.

Kjo formë arti që me perimetra 35 me 28 metra u “shtyp” në një fushë të harlisur me bar nga Kelli Pearsoni dhe burri i saj, Pete Davis, të cilët ngarkuan imazhin e Bryantit në një makinë kositëse që Davisi lëvizte nëpër fushë.

Me ndihmën e GPS-së dhe përpunimit digjital, makina fryn ajrin për të përkulur butësisht barin për të përbërë kontrastin e errët dhe të lehtë.

Kjo do të zgjasë për rreth dy ditë para se bari të kthehet në formën e tij normale./Indeksonline/