Ja sheh hajrin shiritit të kapitenit, Gnapi shpallet “Ylli i javës”

Java e 7-të ishte padyshim java e yllit të Llapit, Axel Gnapi.
Francezi, dje kishte shkëlqyer ndaj Gjilanit, ku kishte shënuar 2 gola në fitoren e thellë 4-1.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ai u shpërblye me çmimin “Ylli i javës”, nga FFK-ja për paraqitjen e tij në këtë ndeshje.
Për Llapin ishte edhe fitorja e parë në këtë sezon të Superligës, duke i ikur kështu edhe fundit të tabelës./IndeksOnline/