07:57 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja shenjat që tregojnë se jeni në punën e duhur

Shumë persona kalojnë një pjesë të mirë të ditës në punë. Një sondazh i Gallup tregon se të rriturit në Amerikë punojnë rreth 47 orë në javë.

Duke marrë parasysh kohën që i kushtoni punës, është e rëndësishmë që të dini nëse është puna e duhur dhe këto shenja e tregojnë.

Koha kalon pa e menduar në punë. Ndonjëherë habiteni kur shihni sa shpejt kanë kaluar orët e punës, ndërkohë që keni qenë duke bërë ndonjë detyrë. Kjo tregon se është puna perfekte.

Sfidoni veten dhe ndërmerrni rreziqe. Arrini që të shtyni veten për të dalë nga rutina e përditshme për të bërë dicka tjetër, qoftë edhe gabim.

Nuk keni nevojë për kafe cdo mëngjes. Ndoshta e merrni kafenë tuaj me nxitim gjatë rrugës për në punë, por kjo nuk ju ndihmon që të qëndroni zgjuar. Energjia juaj vjen nga dëshira për të punuar, jo nga kafeina.

Shefi ju shtyn. Nëse mendoni që fakti se keni një shef të sjellshëm është shenjë e mirë, nuk është e vërtetë. Në fakt ato janë thjesht për të shmangur konfliktet. Shefat e mirë dijnë kur të jenë mbështetës që të shtyjnë punonjësit për të punuar më shumë.

Kolegët janë miqtë tuaj. Nëse personat që punojnë në të njëjtin ambient me ju janë të shoqërueshëm, atëherë jeni në vendin e duhur.
Fakti që ka konkurencë bën që të ketë aktivitet të lartë në punë, por nuk e shkatërron afrimitetin.