75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ja shuma milionshe që Real Madrid synon ta marr nga shitjet

Real Madrid ka transferuar  gjashtë lojtar këtë verë në shumën prej rreth 130 milionë euro. Los Blancos do t’i drejtohen skuadrës Castilla për të provuar të rikuperojnë disa nga paratë që kanë shpenzuar.

Sipas Marca, Los Blancos po synojnë një total prej 25 milionë eurosh nga lojtarët që ata kërkojnë të vazhdojnë përpara. Strategjia e fundit ka qenë shitja e lojtarëve që nuk janë  të gatshëm për ekipin e parë, por futja e një klauzole 50% të shitjes për ata mund të jetë e dobishëm, siç ishte rasti për Fran Garcia. Nëse më pas duan të lëvizin për lojtarin, atëherë mund ta bëjnë këtë me një çmim dukshëm më të ulët.

Sergio Arribas, Carlos Dotor, Rafa Marin, Alvaro Martin, Marvin Park, Antonio Blanco, Bruno Iglesias dhe Julen Jon Guerrero konsiderohen të gjithë tepricë ndaj kërkesave dhe Real Madrid po ofron oferta për ta.

Pa dyshim që shumica e këtij objektivi prej 25 milionë eurosh do të vinte nga Arribas, i cili konsiderohet si më i talentuari i skuadrës së Castilla-s të sezonit të kaluar dhe ka tërhequr interes nga Borussia Dortmund. /IndeksOnline/