75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ja si Argjentina dhe Portugalia mund të përballen në finale të Kupës së Botës

Kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Të gjithë adhuruesit e futbollit do të dëshironin një finale të zjarrtë mes Argjentinës dhe Portugalisë, shkruan IndeksOnline.

Më të veçantë këtë përballje do ta bënte edhe pjesmarrja e dy futbollistëve më të mirë në dekadat e fundit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi që ky është Kampionati i fundit Botëror për këto dy legjenda të futbollit modern.

Si mund të ndodh që të kemi një finale mes Argjentinës dhe Portugalisë në ”Katar 2022”?

Fillimisht të dy kombëtaret duhet të fitojnë grupet e tyre përkatëse, e pastaj të elimonojn edhe kombëtaret tjera në mënyrë që luajn finalen e madhe.

Argjentina bën pjesë në Grupin C së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite, ndërsa Portugalia në Grupin H, me Uruguain, Ganën dhe Koren e Veriut.

Mundësit që këto dy kombëtare të fitojnë grupet janë të mëdha, por a do të kemi një finale të zjarrt mes tyre mbetet të shihet./IndeksOnline/